Në kuadër të IALU “Biznesi” funksionon një segment i posaçëm shumë i rëndësishëm dhe inventive apo kreativ shkencor që ka për qëllim të ushtroj dimensione hulumtuese në shumë rrafshe shkencore në kuadër të IALU "BIZNESI" dhe me interes të gjerë për shkencat juridiko-ekonomike. Hulumtimet shkencore kanë për qëllim ndërmarrjen e aktiviteteve me qëllim të sigurimit të një zhvillim të qëndrueshëm shkencorë. Qendra për hulumtime shkencore e IALU “Biznesi” është themeluar në vitin 2006 dhe ka programin e vet të punës.
Në IALU “Biznesi” funksionojnë këto entitete hulumtuese, si:
a) Qendra për Hulumtime në Administratë Publike (QHAP);
b) Qendra për Hulumtime Juridike (QHJ);
c) Qendra për Hulumtime Ekonomike (QHK);
e) Qendra për Trajnim të Mësimdhënësve.
Qendra për hulumtime shkencore përkrahë në mënyrë të qëndrueshme zhvillimin procesit mësimor të studentëve, të cilët janë orientuar në drejtimin ekonomik dhe juridik, në të dy nivelet e studimeve (bachelor dhe master), sipas sistemit të integruar evropian.
Qendra për hulumtime shkencore, gjithashtu përkrahë punën hulumtuese të profesorëve dhe studentëve në IALU “Biznesi”, përmes botimit të librave, të revistës shkencore, publikimeve të ndryshme, organizimit të konferencave shkencore, seminareve, simpoziumeve, tryezave të rrumbullakëta, vorkshopeve, kampeve verore të studimeve për studentët, si dhe organizon vizita studimore në institucione të ndryshme që kanë për qëllim begatimin e njohurive nga fusha e shkencave ekonomike dhe juridike.
Sfera e administratës publike e hulumtimeve përfshin procesin reformues te administratës publike në një administratë efikase në shërbim të qytetarëve dhe një transformim në një administratë bashkëkohore, në kryerjen e shërbimeve në dobi të qytetarëve siç janë:
- cilësia e shërbimeve administrative, funksionimi i administratës,
- riorganizimi strukturor i saj,
- zhvillimi i teknologjisë informative;
- vetëqeverisja.
Vizioni në këtë fushë është edhe hulumtimi i modeleve të funksionimit të administratës publike në raport me zhvillimet bashkëkohore dhe standardet ndërkombëtare nga kjo fushë.
Sfera juridiko-shkencore përfshin hulumtimet në rrafshin e funksionimit të rendit dhe ligjit. Hulumtimin e formave përkatëse të reformimit të vazhdueshëm të sistemit juridik-kushtetues, funksionimin e sistemit gjyqësor, respektimin e të drejtave të njeriut, hulumtimin e dokumenteve nga konferencat vendore dhe ndërkombëtare të konkluzioneve të nxjerra me qëllim të zhvillimit reformues të sistemit juridik, që mund të shpien në drejtim të ndërtimit të rendit ligjor demokratik në përputhshmëri me zhvillimet në hapësirën evropiane.
Sfera ekonomike e hulumtimeve përfshin vizionin studimor shkencor në zhvillimin progresiv të ekonomisë së tregut, kalimin nga periudha tranzicionale e zhvillimeve ekonomike në ekonomin e integruar evropiane si dhe të bashkëpunimit rajonal dhe format e integrimeve evropian.
Qendra për trajnim ka për qëllim trajnimin e stafit mësimdhënës, si dhe zhvillimin e përvojave nga fushat përkatëse të mësimdhënies, pastaj shkëmbimin e opinioneve dhe përvojat e ndryshme.





QHSH